Durrës, plagoset 22-vjeçari me armë zjarri

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri, në qytetin bregdetar të Durrësit. 22-vjeçari Paulin Lleshi, është plagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e “Kënetës”. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr edhe mjekimin e parë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimin e saj.