Gjinushi: PS kthehet ne Kuvend kokulur
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi deklaron se kthimi i Partise Socialiste ne Kuvend pa nje strategji opozitarizimi nuk eshte i dobishem. Ai thekson se hyrja e deputeteve te PS-se ne Kuvend ne shtator eshte dhe nje gjest qe nuk i ben nder Partise Socialiste, pasi sipas tij, e vendos ate si prodhuese te krizes. Ne nje prononcim televiziv, Gjinushi shprehet se Partia Socialiste duhet te kuptoje qe problemet e sotme jane te drejtuesit e mazhorances. "Opozita nuk e di ku e gjen kurajen kur thote se do kthehet ne Kuvend. Ky eshte kthim kokulur, ky eshte kthim vetem per te krijuar idene se ka shanse per normalizimi, kur kriza nuk ka ardhur nga qenia apo mos qenia e opozites ne Kuvend, por kriza e ka emrin Sali Berisha, Jozefina, sepse keta i kane deformuar plotesisht tere institucionet e rendesishme ne vend", tha dje Gjinushi. Nga ana tjeter, Gjinushi del edhe kunder kerkeses se Partise Socialiste per ndryshime ne Kushtetute. Ai thekson se reforma te tilla, ne situaten aktuale jane te pavlefshme dhe nuk do te sjellin permiresim te gjendjes politike. Sipas tij, problemi nuk qendron te ligjet, por te respektimi ndaj tyre. Kreu i PSD-se thekson dhe nje here idene e shprehur me pare per zhvillimet politike. Sipas tij, Partia Socialiste duhet te beje te gjitha perpjekjet per te mundesuar zgjedhjet te parakohshme. "Zgjidhja nuk eshte ndryshimi i ligjeve, por zgjedhjet e parakohshme", tha dje Gjinushi. Kreu i PSD-se ka kritikuar dhe me pare qendrimin e opozites ne lidhje me situaten politike ne vend. Ai ka theksuar se duhet qe opozita te mbaje qendrime me te forta dhe te mos beje marreveshje, nga te cilat ka dale e humbur.