E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e ulëta, në 5 vjet 11.200 mjekë braktisin Rumaninë

Për shkak të kushteve të rënda në punë dhe pagave të ulëta, rreth 11.200 mjekë kanë lënë Rumaninë në pesë vjetët e fundit, për t`u larguar jashtë vendit.

Kreu i Kolegjiumit të Mjekëve në Rumani, Vasile Astarastoaje, tha se në periudhën 2007-2012, në fakultetet e mjekësisë janë specializuar 8.600 mjekë, ndërsa në të njëjtën periudhë janë larguar 11,200 sish.

Duke e konsideruar këtë si një “fakt shqetësues”, Astarastoaje tha se me “eksodin e mjekëve”, Rumania ka humbur rreth tre miliardë lekë, çfarë është kostoja e arsimimit të tyre.

Paga mesatare në sistemin shëndetësor të Rumanisë thuhet të jetë më e ulëta në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›