E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori, 30 lahuta origjinale në Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu historik kombëtar është pasuruar me një element të jashtzakonshëm trashëgimie kulturore. 30 lahuta origjinale të trashëguara brez pas brezi janë vendosur në pavionin titulluar "Lahuta e Eposit Shqiptar”.

Ky instrument, i quajtur si instrument etnik i shqiptarëve është sjellë nga Qëndra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore nën kujdesin e veçantë të Ministrit ,Aldo Bumçi.
 

Lahuta është instrument popullor që shoqëron këngët e Kreshnikëve. Ajo përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit europian. Kujtojmë që me lahutë këndohet edhe kënga epike më e njohur kombëtare “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›