E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokio, gjendet pinguini i humbur para 82 ditësh

Drejtuesit e një kopshti zoologjik në Tokio, kanë arritur të gjejnë pinguinin, të humbur 82 ditë më parë.

Ai është gjetur nën një urë të lumit Edo, rreth 8 kilometra larg akuariumit.

Humbja e pinguinit kishte mërzitur banorët e Tokios që nga zhdukja e tij pothuajse tre muaj më parë.

Mbetet ende mister se çfarë ka ngrënë gjatë kësaj periudhe dhe si ka arritur të largohet pinguini

Autoritetet thonë se gardhi rreth kopshtit është i lartë dhe pinguinët nuk mund të ta kapërcejnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›