E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e ulëta, valë protestash në Ukrainë

Kiev - Ukraina është poërfshirë nga një valë protestash shkak i së cilave kanë qenë pakenaqësitë e qytetarëve ndaj pagave të ulta. Rreth 5 000 ukrainas manifestuan sot në Kiev me thirrjen e sindikatave për të siguruar rritje pagash dhe për mbajtjen e avantazheve sociale ndërkohë që kriza ekonomike po godet ashpër këtë ish-republikë sovjetike.

Manifestuesit ishin mbledhur në sheshin qendror të Kievit përpara se të drejtoheshin për nga selia e qeverisë dhe parlamenti. Ata u dorëzuan autoriteteve një peticion me anë të të cilit kërkonin sidomos rritje rroge dhe uljen e tarifave komunale, citon AFP. Ata mbanin në duar parrulla ku shkruhej: "Jo varfërisë së njerëzve", "Jo kufijve të të drejtave sociale" ose edhe "durimi nuk është i kufizuar".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›