Obama betohet mbi biblen e “Abraham Linkolnit”
Uashington - Barak Obama do të bëjë betimin më 20 janar si presidenti i ri i SHBA-së mbi të njëjtën bibël si modeli i tij, presidenti Abraham Lincoln. Komisioni që po përgatit ceremoninë e marrjes së detyrës nga Obama, ka njoftuar sote se presidenti është thellësisht i nderuar që Biblioteka e Kongresit ka vënë në dispozicion Biblën e Linkolnit që ajo të përdoret gjatë bërjes së betimit. Përmes një komunikate për shtyp, Emmett Beliveau, drejtor ekzekutiv i Komisionit për ceremoninë presidenciale, shtoi se kjo do të jetë hera e parë që pas marrjes së detyrës nga Linkolni në 1861 që do të përdoret kjo bibël me lidhje të praruara dhe kapakë kadifeje ngjyrë vishnje të thellë.