Pagat, nuk harmonizohen

Në mungesë të ligjit për paga, një punëtor në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave paguhet dy herë më shtrenjtë se kolegu i tij në cilëndo ministri tjetër, pos në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë të fundit paga mesatare është 1,078 euro, derisa në MEF - 459 euro.
Edhe në buxhetin e vitit 2010 vërehet një dallim i madh në paga për pozitat e njëjta të punës mes agjencioneve buxhetore, e që për kreun e financave të Kosovës, Ahmet Shalën duket të jetë normale.
Nuk mund të dërgojmë staf diplomatik me nga 400 euro rrogë, thotë Shala.
Sipas tij, agjencionet buxhetore nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në këtë kategori buxhetore, pasi që pagat janë përafërsisht në të njëjtën linjë.
Dallimi më i madh në paga, sipas tij, është te rregullatorët dhe agjencionet e pavarura, të cilët i caktojnë nivelet e pagave me ligjet e veçanta. Autoriteti i Aviacionit Civil, sipas Shalës, duhet të ketë pagën e ngjashme me autoritetet e ngjashme në rajon. Me buxhetin e vitit të ardhshëm, këtu paga mesatare do të jetë 1,687 euro.
Paga e tyre rregullohet me ligje të veçanta, thekson Shala.
Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, pranon se mungon baza ligjore që do të rregullonte nivelin e pagave për shërbyes civilë. Kjo ministri, megjithëse është përgjegjëse për sistemin e pagave për të gjithë shërbyesit, të cilët paguhen nga buxheti i Kosovës, e ka të pamundur të caktojë saktësisht se kush sa duhet të paguhet.
Kemi zbrazëtira ligjore që të definohet se kush është punëtor i administratës dhe kush është ekspert, pohon Bajrami.
Sipas tij, kjo çështje do të zgjidhet me ligjin e ri për shërbyesit civilë dhe ligjin për paga, që Kuvendi pritet ti miratojë deri në fund të vitit.
Në mot, për pagat do të ndahen 280 milionë euro ose 20 milionë euro më shumë se sivjet, pasi që pritet të rritet numri i të punësuarve në administratën qendrore.
Gani Koci , shef i Komisionit Parlamentar për Buxhet, thotë se dallimi në paga për personat që kryejnë të njëjtën punë në institucione të ndryshme duhet të bëhet vetëm në bazë të vëllimit të punës. Ndërkaq, paga bazë, sipas tij, duhet të jetë e njëjtë.
Asistenti duhet të jetë asistent, pavarësisht ku punon. Tani ka diferenca shumë të mëdha brenda Qeverisë, shprehet Koci.
Përkundër kritikave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka paraparë që në vitin 2010 vetëm në nivel qendror të hapë edhe 1.228 vende të reja të punës. Nga 32.769 të punësuar sa ka aktualisht, ky numri do të arrijë në 33.997.
Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, kjo rritje e buxhetit për paga dhe shtesa, thuhet se është kryesisht reflektim i krijimit të institucioneve të reja të shtetit të Kosovës, që me doemos kërkon edhe punësimin e personave të rinj. Ndërkaq, punëmarrësi më i madh në mesin e organizatave buxhetore do të jetë Ministria e Forcës së Sigurisë, që do të punësojë edhe 764 persona.
Mesatarja
Në projektbuxhetin e vitit 2010 parashihet që paga mesatare për Kuvendin e Kosovës do të jetë 1.134 euro; për zyrën e Presidentit - 322 euro; zyra e Kryeministrit - 338 euro; MEF-i - 459 euro; Ministria e Transportit dhe e Post-Telekomunikacionit - 272 euro; Ministria e Shëndetësisë - 247 euro; Ministria e Punëve të Jashtme - 1,078 euro; Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës - 265 euro; Zyra Rregullative e Energjisë - 1,003 euro dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës - 299 euro.