Bleni produkte vendore

Mbi 75 kompani me 1000 produkte vendore ia kanë mësyrë Prishtinës, për të shënuar fundin e manifestimit Javët e Biznesit Kosovar. Për tri javë, karvani i biznesit ka kaluar nëpër qendrat kryesore të Kosovës, duke u munduar ti bindin qytetarët të konsumojnë prodhime vendore.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në ambient të hapur në qendër të Prishtinës, ka thënë se kryeqyteti si vendi më i madh në Kosovë, duhet të jetë shembull për trajtim të mirë të produkteve vendore.
Kërkesat e të gjithëve janë që prodhuesit tanë të ofrojnë produkte sa më cilësore dhe të ketë sasi për qytetarët tanë, ka thënë Shahini.
Ai edhe një herë iu ka bërë thirrje institucioneve vendore që të vazhdojnë me reforma në politikat ekonomike.
Ndërsa, prodhuesit vendorë që ishin pjesë e karvanit, e kanë vlerësuar lart këtë manifestim, si mundësi e mirë për marketing më agresiv të produkteve vendore. Ata thonë se promovimi edhe më tej mbetet problem.
Ne kemi filluar me biznesin tonë që 15 ditë. Prandaj, promovimin e shohim shumë të rëndësishëm. Besoj se ky manifestim na ka ndihmuar sado pak, sepse qytetarët kanë qenë shumë të interesuar, ka thënë Fitim Xhata, përfaqësues i firmës Scand win, prodhues i detergjentit.
Pjesë e karvanit, po ashtu, kanë qenë edhe kompani që me produktet e veta qysh herët kanë gjetur veten në treg. E tillë është kompania Devolli, e cila me produktet e qumështit Vita dhe pijeve Tango është veçse e njohur për kosovarët.
Ne e kemi tregun, mirëpo qëllimi ka qenë që ti vetëdijesojmë njerëzit që të blejnë prodhime vendore, e jo të huaja, tha Faton Panxha, nga departamenti i marketingut në këtë kompani.
Përveç bizneseve, në ditën përmbyllëse në Prishtinë, karvanit iu bashkuan edhe përfaqësues të Qeverisë se Kosovës. Nashibe Bajrami, përfaqësuese e Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave, ka thënë se Qeveria ka synim kryesor zhvillimin ekonomik të vendit, e posaçërisht sektorin e bujqësisë.
Kemi bërë lehtësime duke ndryshuar tarifat doganore dhe ato të TVSH-së, tha ajo.
Ndërsa Izet Arifi, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, tha se ky aktivitet është i qëlluar, pasi ndikon në vetëdijesimin e konsumatorëve se produktet vendore janë kualitative. Inkurajoj të gjithë konsumatorët që ti blejnë produktet vendore me qëllim që ti ndihmojnë Kosovës dhe vetes, tha Arifi
Ndryshe, manifestimi Java e biznesit 2009 sivjet është organizuar për herë të shtatë dhe për të parën herë nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe në mbështetje të MTI-së dhe MEF-it.