Pagesat ne hipoteke permes sistemit bankar

Kjo menyre e re e sherbimit te ofruar nga ZVRPP-te, mundesohet ne zbatimi te Ligjit Nr. 9936, i dates 26. 06. 2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, Udhezimit te Ministrise se Financave Nr. 1, i dates 21. 01. 2010, “Per zbatimin buxhetit te vitit 2010”, si edhe Urdhrit te Ministrit te Financave Nr. 95, date 11. 11. 2009, “Per miratimin e fatures se arketimit”.
Ne zbatim te Ligjit, Udhezimit dhe Urdhrit te mesiperm, prej disa ditesh ZVRPP-te kane filluar te pajisin paraprakisht te gjithe individet/subjektet me “Fature Arketimi” per te gjitha te ardhurat jotatimore (te ardhurat nga sherbimet qe ofron cdo ZVRPP, gjobat) dhe te ardhurat nga taksat lokale.
Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP), terheq vemendjen se, individet/subjektet duhet te paraqiten ne sportelet e bankave per te realizuar derdhjen/transferten e mjeteve monetare ne llogarite e Thesarit, vetem pasi te jene pajisur nga ZVRPP-te me “Faturen e Arketimit”.