Paguaj, që të kesh

Shtëpia e Pensionerëve, në Brezovicë, tani strehimore për serbët e shpërngulur nga Prizreni dhe Ferizaj, nga një prilli do të mbetet pa energji elektrike.
Fat i ngjashëm do ti përcjellë të gjitha qendrat e tilla, të banimit kolektiv, nëpër enklava, të cilat që nga paslufta nuk kanë paguar asnjë faturë për energjinë e shfrytëzuar. Nga kjo iniciativë nuk do të shpëtojnë as konsumatorët në veriun e Kosovës, për të cilët po përgatitet një strategji e veçantë.
Sipas të dhënave të Korporatës Energjetike të Kosovës, Borxhi nga këta shfrytëzues arrijnë në mbi 120 milion euro.
Drejtori për Furnizim në KEK Naim Sahiti ka bërë të ditur se KEK-u nuk do të dërgoj energji elektrike në ato vende të cilat nuk paguajnë faturat.
“Nuk do të ketë shpërndarje të energjisë elektrike për konsumatorët të cilët nuk i paguajnë faturat, për të gjithë konsumatorët pa dallime”, ka pohuar Sahiti.
Për këtë, ai thotë se është njoftuar edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka kërkuar të mos ketë ç’kyçje kolektive, por secili konsumator të trajtohet individualisht.
Sahiti, shpjegon se në këto qendra banojnë numër i madh i familjeve dhe kanë vetëm një njehsorë. Prandaj, sipas tij nuk mund të ndahen ata konsumatorë, pasi që kanë shpenzuar energji nga i njëjti njehsor.
Kjo duket se nuk po i konvenon ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i cili ka ngritur si shqetësim në Qeverinë e Kosovës, paralajmërimin e KEK-ut për ç’kyçje të enklavave.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...