E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Manaj merr Medaljen e Artë

Presidenti Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot familjes së ish-aktivistit të LDK-së dhe veprimtarit të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, Sahaban Manaj, “Medaljen e Artë të Lirisë”.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit, thuhet se Manajn me këtë medaljon e pati dekoruar Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, për kontributin e dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Manaj ishte një aktivit i dalluar i LDK-së, sidomos në komunën e Istogut. Ai u vra pak kohë pasi përfundoi lufta, nga persona të cilët nuk u zbuluan kurrë.

Për këtë rast ishin arrestuar disa persona, por ata janë liruar më vonë si të pafajshëm.

Vrasja e Shaban Manajt hyn në grupin e vrasjeve e enigmatike të pasluftës të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›