Paisjet anticovid, PD akuzon qeverinë: “U blenë 3 herë më shtrenjtë me tender korruptiv”

Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se ka kryer tender korruptiv për blerjen e paisjeve anticovid. Ish-deputetja Oriola Pampuri tha se këto paisje u blenë 3 herë më shtrenjtë dhe se Qeveria shpalli fitues ofertën më të lartë.
“Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta. Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara. Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij. Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid”, akuzoi Pampuri.