Vota e diasporës, publikohet vendimi për regjistrimin e adresës së emigrantëve nëpërmjet e-Albania

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për regjistrimin e adresës së emigrantëve nëpërmjet portalit e-albania. Vendimi synon që nëpërmjet regjistrimit në portalin e-albania, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të përfitojnë shërbimet e gjendjes civile si edhe të drejtën e votës. Shtetasit shqiptar me banim jashtë territorit aplikojnë për formularin tip përmes portalit e-albania. Deklaruesi identifikohet në mënyrë të sigurt në portal duke përdorur numrin personal në pasaportë ose letërnjoftimin elektronik të lëshuara nga republika e Shqipërisë. Sipas vendimit deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton shoqëruar me dokumente zyrtare që provojnë gjeneralitetet e shtetasit në fjalë. /rtsh.al