E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Serbët, më pak hapësirë veprimi

Strukturave paralele serbe në Kosovë po u ngushtohet hapësira e veprimit pasi serbët gjithnjë e më shumë po pranojnë të aplikojnë për dokumente me logon e Republikës së Kosovës. Ky fakt është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti."Institucionet e vendit po forcohen, ligjshmëria po forcohet, sundimi i ligjit po forcohet dhe Kushtetuta e vendit po zbatohet gjithnjë e më shumë. Po ashtu kemi rritje dhe interesim të qytetarëve nga komuniteti pakicë serb që gjithnjë e më shumë të kërkojë shërbime te institucionet e Kosovës", tha Pajaziti.Ministri u bëri thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë pranuar ende realitetin e krijuar, që të mos bien pre e provokimeve të Beogradit, sado që ditë më parë, një formacion i quajtur "Ushtria Serbe e Veriut" ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një patrulle policore në veri të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›