Solana kundërshton Rusinë,jo struktura të reja në Evropë
Kryediplomati i BE-së, Havier Solana mënjanoi sot kërkesën e Rusisë për një arkitekturë të re sigurie euro-atlantike, duke vlerësuar se një shfrytëzim më i mirë i Këshillit NATO-Rusi do të mjaftonte për të zbutur shqetësimet e Moskës.Arkitektura që kemi aktualisht "funksionon mirë për ne, nuk është nevoja të ngremë një tjetër", nënvizoi Solana.Përballë Lavrovit, që përsëriti thirrjet e Moskës për një arkitekturë të re, ku të përfshihet negociimi i një traktati të ri që përmban "angazhime juridikisht detyruese", Solana vlerësoi se negociimi i "një traktati ligjërisht detyrues do të donte shumë kohë" dhe "të fillohej të punohej për një traktat të ri do të ishte një gabim".Gjithsesi, Solana vlerësoi se evropianët dhe amerikanët duhet të "provonin t'u përgjigjeshin shqetësimeve të Rusisë, por pa e komplikuar së tepërmi strukturën aktuale".
Një "mënyrë e mirë për ta arritur këtë është përshtatja e Këshillit NATO-Rusi me realitetin", shtoi ai.