Pajisje te reja per Onkologjikun dhe 6-kateshin

Po keshtu gjate ketij viti transformimit do ti nenshtrohet edhe spitali Onkologjik duke e pajisur me teknologjine me te fundit. Ne planet e sivjetshme te shendetesise ne perparesi qendrojne spitalet duke thithur keshtu investimet me te medha
Sistemi spitalor do te jete ne fokus dhe disa investime do te jene projektet qe do te transformojne sidomos spitalin e Semundjeve te Brendshme ne QSUT aty ku ka edhe trajtim te patologjive te shumta dhe ku ka qarkullim te shumte pacientesh duke ecur dhe me elemente infrastrukturore si permiresimi i sistemit te ashensoreve ne Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane. Po keshtu gjate ketij viti transformimit do ti nenshtrohet edhe spitali Onkologjik duke e pajisur me teknologjine me te fundit.
Ne planet e sivjetshme te shendetesise ne perparesi qendrojne spitalet duke thithur keshtu investimet me te medha.
Planet
Teknologjia mjekesore do te kete zhvillim te jashtezakonshem ne projektin e Ministrise se Shendetesise shenohet fillimi i dy projekteve te medha si ai per teknologjine e larte dhe zbatimi i fazes se dyte te neurokirurgjise si dhe nje projekt tjeter per onkologjine per teknologji bashkekohore.
Ky do te jete vit transformimi ne drejtim te informatizimit. Ne do te largohemi nga modelet e vjetra qe nuk lene gjurme ne sistem dhe njekohesisht ne vazhdojme transformimin me fokus spitalorin. Informatizimi i sistemit vendosja ne spitale sistemi i survejimit dhe vezhgimit konsolidimi i formalizimit te marredhenieve mjek pacient duke mbajtur qendrim te ashper ndaj cdo shfaqje te korrupsionit - eshte shprehur ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate prezantimit te projekteve per vitin 2011.
Protokollet
Nderkohe edhe zbatimi i ligjit te ri zbatimi i protokolleve si dhe kostifikimi na orientojne ne nje model menaxherial bashkekohor. Cdo qytetar do te dije sa e larte eshte fatura do te dije diagnozen dhe do te kete mundesi te perballet me sistemin keshtu do te ecim ne hullite e nje sistemi me standarde bashkekohore.
Nje nga arritjet per sistemin shendetesor eshte dhe hartimi i protokolleve dhe udherrefyesve te mjekimit dhe ky vit do te shenoje vitin e perdorimit dhe zbatimit te tyre ne terren.
Aktualisht ka nje baze kuptimore shkencore dhe menaxheriale te shkelqyer duke i perpiluar ato por kjo sfide e veshtire ka mobilizuar profesoratin e mjekesise shqiptare.
Puna ka qene voluminoze pune mirefilli shkencore por sot cdo mjek shqiptar ka ne dore modelin se si trajtohet ne menyre bashkekohore cdo semundje. Kjo minimizon gabimet dhe standardizon menyren si trajtohet pacienti. Keto jane instrumentet qe godasin korrupsionin clirojne sistemin na bejne te komunikojme per ceshtje te rendesishme per shendetin e qytetareve dhe jo me per komente mbi ceshtje abuzive.