Pajtim Kasami, blerja e zgjuar e LaciosNë janar të vitit 2008, talenti i tij ra në sy të gjigantit anglez, Liverpulit, menaxherit Hughie MeAuley, i cili rekomandoi edhe blerjen e djaloshit

Pajtim Kasami, kosovari 16-vjeçar me pasaportë zvicerane, është blerë ditët e fundit nga Lacio në Itali. Lajmi për lojtarin e Liverpulit jepet nga disa portale interneti pranë klubit italian, ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare (i cili dha edhe rekomandimin), por edhe nga gazeta sportive “Corriere dello Sport”.
Mesfushori shkatërrues Kasami, i rritur si futbollist te Grasshopers, është lojtar i Kombëtares zvicerane U-16. Në janar të vitit 2008, talenti i tij ra në sy të gjigantit anglez, Liverpulit, menaxherit Hughie MeAuley, i cili rekomandoi edhe blerjen e djaloshit, tashmë pjesë të Lacios. Kasami do të luajë fillimisht me të rinjtë e Lacios.
E Hene, 12 Janar 2009