Ari Han, shampanjë dhe diskotekë Emra të tjerë të famshëm që morrën pjesë në këtë “Super-Ditëlindje” ishin edhe Boris Beker, Ralf Shumaker, Liza Minelli e princi Albert

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han ishte ndër të ftuarit “VIP” në festën e “nxehtë” me rastin e 32-vjetorit të diskotekës “Boa” në Shtutgard të Gjermanisë. Lajmi jepet nga versioni on-line i gazetës “Esslinger Zeitung”.
Holandezi, i cili gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, përfshirë edhe Shtutgadin, ishte ndër 1000 vizitorët e pranishëm në diskon më të famshme të qytetit gjerman.
“Gjashtë orë zgjati festa, e pasur me shampanjë, vallzim e muzikë”, - shkruan “Esslinger Zeitung”. Emra të tjerë të famshëm që morrën pjesë në këtë “Super-Ditëlindje” ishin edhe Boris Beker, Ralf Shumaker, Liza Minelli e princi Albert.
E Hene, 12 Janar 2009