Pajtim për veprim të përbashkët veri-Serbi

(E plotësuar) Aleksandër Vuçiq, nënkryetari i Qeverisë serbe, pas takimit me kryetarë komunash në veri të Kosovës me të cilët ka folur rreth Marrëveshjes së Brukselit, ka thënë se është arritur pajtimi për koordinim të aksioneve të ardhshme dhe për veprim të përbashkët.
Vuçiq, para drekës së përbashkët, ka sqaruar se ka biseduar me kryetarë të komunave edhe pse nuk kanë mendime dhe bindje të njëjta.
"Populli ynë në Kosovë i beson shtetit e ne as duam dhe as dëshirojmë të ndërrojmë popullin”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se “atje ku dallojnë qëndrimet, gjithmonë do të kërkojmë gjuhë të përbashkët”, njofton B92.
---------
Aleksandar Vuçiq ka filluar takimin me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.
Ky takim po mbahet ne komunën e Leposaviqit. Rreth orës 16:00 është planifikuar që Vuçiq të takohet me asambleistët e këtyre komunave në veri të Mitrovicës.
------------
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur sot në Leposaviq se marrëveshja e Brukselit nuk është e përkryer, por me të nuk duhet frikësuar populli sepse shteti do qëndroj me serbët e Kosovës.
Sipas tij, marrëveshja është më së shumti që ka mund të bëhet në këtë kohë, ndërsa Serbia po bënë atë që është e mundur në interes të popullit të vet.
“Serbia është përkrah popullit të vet dhe nuk do ta lë, por do të shikojë drej të ardhmes” ka thënë Vuçiq pas takimit me Peshkopin Teodosije.
“Nganjëherë marrim vendime të cilat janë të vështira, por shteti nuk mundet pa popullin, e as populli nuk mundet pa shtetin e tij”, ka shtuar numri dy i qeverisë në Beograd.
----
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucciq, ka arritur sot në mëngjes në territorin e Kosovës për të biseduar me serbët e veriut dhe përfaqësuesit e tyre politik rreth marrëveshjes së Brukselit.
Ai rreth orës 10 ka kaluar kufirin në Jarinje, e më pas ka shkuar në Leposaviq në Kishën e Shën Vasilije Ostroshki ku është pritur me duartrokitje, raporton agjencia Tanjug.
Ndërkohë, në territorin e kësaj komune janë ngjitur postere me fotografin e Vucciq në trë cilat shkruhet “Mirë se vjen në Kosovën serbe”.
Në Leposaviq Vuçiq është planifikuar të takoi Peshkopin Teodosije, e më pas me kryetarët e katër komunave veriore.
Ndërkaq, në orët e pasditës ai do të bisedoi me asambleistët e kuvendeve komunale.
Vizitën e Vuciqit po e përcjellin rreth 60 gazetar./Indeksonline/