Shtatë të arrestuar në Pejë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Pejë janë arrestuar shtatë persona.
Në Rrugën “Konferenca e Bujanit”, janë arrestuar gjashtë meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar vetëm një person, të cilit i është ofruar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.
Një sulm tjetër ka ndodhut në Rrugën “UÇK”, ku një person pas përfundimit të një ndeshje hendbolli nuk i ka përfillë urdhrat e zyrtarëve të PK-së që të shpërndahen me ç’ rast ka sulmuar fizikisht një zyrtar të PK-së duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarët e PK-së. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër te Prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje./Indeksonline/