Pak Milan në Tiranë
350 fëmijë po stërviten për pesë ditë më radhë në “Milan Camp Junor Tirana”
Dash Frashëri
“Milan...Milan!...”. Refreni kuqezi është një realitet. Të paktën në Tiranë fanellën mitike e kanë veshur 350 fëmijë. Të joshur nga një ëndërr e madhe, ku pesë prej tyre do të kenë fatin të shkojnë në “San Siro”. Fëmijët edhe në pse temperaturat e pazakonta të korrikut (stërviten nga ora 9-12 paradite e 14-16) dëshmojnë dëshirë për të mësuar sekretet e futbollit milanist , “klubit me më shumë tituj në botë”. Rreth 120 fëmijë ushtrohen në stadiumin e dytë më të madh të kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, ku të ndarë në pesë grupe sipas moshave, udhëzohen nga pesë trajnerë profesionistë të sektorit të moshave të Milanit, të asistuar nga trajnerë shqiptarë, të cilët bëjnë edhe rolin e përkthyesit.
“Qëllimi ynë është që fëmijët jo vetëm të mësojnë, por dhe të jenë të lumtur. Pesë fëmijët më të mirë nga kampingu shqiptar do të bashkohen më fëmijët më të dalluar të gjitha kampingjeve të tjerave në Europë për të qenë në ‘San Siro’ në Milano”, - - thotë Elise Gulino, përfaqësuese e Milanit për projektet e Milanit me të Rinjtë në Europën Lindore e Veriore.
Mirko Gubelini vlerësohet si një nga trajnerët më të zotë dhe punon me shumë grintë. Ndonjëherë e sheh edhe të nervozuar, kur fëmijët nuk bëjnë si duhet atë që këshillon ai. “Punoj për Milanin prej 15 vjetësh. Kam qenë më përpara në një kamping të tillë në Shtetet e Bashkuara, në Majemi si përgjegjës i sektorit të rinjve aty dhe thuajse në të gjitha kampingjet e këtij lloji në Europë. Gjithmonë është e vështirë të punosh me 30 fëmijë njëherësh, për më tepër që nuk kuptojnë dhe gjuhën. Mund të jesh pak i ashpër, por duhet dhe të dish të jesh i butë një çast më pas”, - thotë Gubelini, i cili më parë ka luajtur për Sampdorien, por dhe në Serinë B me Triestinën, por që pasi vari “këpucët në gozhdë” ka kryer disa kurse për trajnerë. “Në këtë moment në të gjithë botën jemi 50 trajnerë të Milanit që po punojmë në kampingje të tilla si në Tiranë. Milani Camp Junior në këtë moment është në Sarajevë e Beograd. Javën e kaluar ishim në Stamboll, ndërsa një grup tjetër ishte në Athinë e Suedi. Pasi të përfundojmë në Shqipëri grupi ynë i trajnerëve do të shkojë në Amerikë. Një grup tjetër do të shkojë në Bratislavë”.
Oskar Magone, një ish-lojtar i Napolit, Atalantës, Bolonjës, Xhenoas e Triestinës me mbi 200 ndeshje në Serinë A, tashmë punon për Milanin dhe është një nga trajnerët e kampingut. “Në të gjithë botën kemi 120 shkolla futbolli si kjo që po organizohet në Tiranë dhe unë personalisht, së bashku dhe me trajnerët që po kryejnë stërvitje këtu kemi qenë në shumë vende. Çdo vend ka historinë e tij të futbollit, traditën e tij, por megjithatë futbolli është një gjuhë universale. Kam vënë re se te gjithë fëmijët e botës kanë të njëjtat dëshira dhe luajnë njësoj. Edhe pse nuk flasim të njëjtën gjuhë, kuptohemi shumë mirë. Topi na bashkon. Tirana dhe Shqipëria në raport më vendet e tjera është më pak e zhvilluar në organizmin e jetës, por fushat janë shumë të mira, dhe fëmijët kanë shumë entuziazëm të luajnë me bluzën e Milanit”. Magone pranon se gjetur fëmijë që dinë të luajnë futboll. “Janë djem shumë të zotë, por ka dhe nga ata që nuk dinë të luajnë. Ne nuk mërzitemi pasi ne së pari kemi për qëllim t’u sjellim kënaqësi. Në këto pesë ditë ne duhet t’u mësojmë fëmijëve se të veshin fanellën e Milanit është shumë e rëndësishme. Milan është një familje”.
Një nga fëmijët që ka dhe një eksperiencë tjetër në një kamping të futbollit italian është 13-vjeçari Klaudio Zaimi, i cili ka jetuar për disa vite me familjen e tij në Romë dhe flet një italishte perfekte, çka e ka bërë dhe një mik të vogël të trajnerëve italianë, të cilët nga ana tjetër e vlerësojnë shumë për talentin e tij: “Kam qenë edhe më parë në një kamping të tillë në Itali, por në atë të Romës. Kam qenë shqiptari i vetëm aty. Atje kushtet janë më të mira, por dhe këtu kam mësuar disa ushtrime. Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe të jem sulmues. Nga Juve më pëlqen Del Piero ndërsa nga Milani më pëlqen Kaka, por dua t’i ngjaj Patos. Trajnerët më kanë përgëzuar për lojën time dhe shpresoj të shkoj në ‘San Siro’ së bashku dhe më fëmijët e tjerë”
Edhe fëmijët ndihen të lumtur në Milan Junior Camp dhe e ndjejnë se kanë fituar diçka më shumë. “Ndihem shumë mirë me stërvitjen. E vlerësoj të dobishme pjesëmarrjen time në këtë kamping”, - thotë 14-vjeçari Ergyth Gjoshi, që të befason me teknikën e tij. “Kam mësuar shumë gjëra të reja, sidomos në përpunimin e topit në lëvizje, apo palexhot. Janë gjëra në fakt të cilat i kam pas ditur, por këtu kanë marrë një përmasë tjetër”, - thotë Gjoshi, i cili shpreson se mund të jetë një prej pesë fatlumëve që do të shkojnë në Itali. “Pozitive është se këto uniforma të Milanit do t’i kemi përgjithmonë, ç’ka është edhe një kujtim i bukur”.
Trajneri i njohur Luan Sengla, i cili drejton Olimpikun, një akademi shqiptare futbolli, thotë se organizimi duhej të ishte më i mirë: “Kushtet nuk ofrojnë mundësinë e stërvitjes për të gjithë këta fëmijë, kjo pasi stadiumi “Qemal Stafa” nuk i hapi dyert dhe thuajse të gjithë fëmijët kanë ardhur këtu për t’u stërvitur. Organizimi mund të ishte më i mirë”, - thotë Sengla, një ish-lojtar kampion me Tiranën. “Elementi ynë është më i përzgjedhur, kurse këtu ka edhe fëmijë që nuk luajtur ndonjëherë sport vetëm se flitet për Milanin. Unë them se niveli ynë është më i mirë se kaq, niveli në përgjithësi i lojtarëve shqiptarë”.
Trajneri i portierëve Xhanluka Ançeluçi ka në përpunim e sipër 17 djem të veshur me uniformën e verdhë të portierëve të Milanit. “Është e njëjta bluzë e me ngjyrë të verdhë që vesh edhe Dida e Kalac në Serinë A dhe Ligën e Kampioneve”,- thotë Ançeluçi, i cili punon në sektorin e të rinjve te Milani. “Punoj te Milani me të gjithë portierët e sektorit të rinjve, dhe me të njëjtën dëshirë po punoj edhe këtu në Tiranë. Në Shqipëri kemi një kamping të bukur, pasi të gjithë e kanë pritur me padurim. Ka një pjesëmarrje të mirë nga fëmijët. Mund të them së është një nga grupet më të mira që kam pasur. Kjo është dhe merita e organizatorëve dhe të gjithë sponsorëve të aktivitetit. Gjithçka e çmoj si pozitive. Dy-tre fëmijë kanë diçka më shumë se të tjerët dhe nëse të ardhmen do të punohet me ta, sigurisht që do të fitohen portierë të talentuar, pasi ky rol është specifik. Dikush ka dhe eksperiencë më përpara se të bashkohej te Milan Camp Junior”, - thekson Xhanluka, i cili luan edhe rolin e këshilltarit të portierëve te klubi i Silvio Berluskonit.
Valsi i bankinave, pesë debutues e tre të huaj
Historia e trajnerëve të Superligës në edicionet e fundit, ka qenë më shumë një histori “gijotine”. Më përjashtim të tre skuadrave: Partizani (Lika), Shkumbini (Magani) e Elbasanit (Alimehmeti), 9 skuadrat e tjera panë në bankinë nga katër (Besa), tre (Tirana) e të tjerat nga dy trajnerë, përfshirë edhe Dinamon, që u shpall kampione (Canaj, Daja).
Tashmë janë përcaktuar trajnerët e 12 skuadrave të Kategorisë Superiore, ku e fundit ishte Teuta. Presidenti Edmond Hasanbelliu më në fund pas disa dyzimesh e dyshimesh, atyre për të zgjedhur midis alternativës së një trajneri vendas e të huaj, përfundimisht vendosi për Sulejman Starovën, teknikun që e çoi në finalen e Kupës së Shqipërisë dy sezone më parë, 2006-2007.
Duke parë 12 trajnerët sezonit 2008-2009, 3 prej tyre janë të huaj: kroati Slavko Kovaçiç (i rikonfirmuar te Flamurtari), argjentinasi Zuleta te Dinamo dhe boshnjako-krotai Slishkoviç te Tirana (prezantohet zyrtarisht, më 4 korrik). Pesë ekipe kanë trajnerë të rinj duke marrë si pikënisje përfundimin e sezonit: Dinamo, Tirana, Vllaznia, Elbasani e Teuta. Por, le t’i marrim me radhë.
DINAMO – Kampionia e Shqipërisë kërkon të formalizohet me staturë ndërkombëtare, madje nga shkolla më e mirë e trajnerëve në botë, ajo argjentinase. Ngryset me Ilir Dajën e konfirmuar dhe gdhihet me Marcelo Havier Zuleta. Argjentinasi i tretë në drejtimin e bluve pas Paskulit e Kabreros dhe i gjashti i huaj, duke përfshirë edhe rumunin Cikleaunu e kroatët Bonaçiç e Kataliniç. Nëse do të risjellim në kujtesë “plakushin” Kabrero, do të kujtojmë se argjentinasi i famshëm, një ndër tetë trajnerët më të mirë në botë për sezonin e kaluar, rezistoi vetëm një muaj para dy vitesh me Dinamon, pikërisht në aq sa përgatiti Dinamon për Kupën Intertoto 2006.
VLLAZNIA – Edhe fituesi i Kupës së Shqipërisë, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç, nuk ia doli të mbijetonte pas kërkesës për rritje rroge. Presidenti Valter Fushaj caktoi vlonjatin Agim Canaj për të drejtuar për herë të parë Vllazninë, i cili më parë ka qenë në krye të bankinave të Besës, Skënderbeut, Shkumbinit, Flamurtarit e së fundi, Dinamos, ku për këtë të fundit dha dhe një kontribut të pamohueshëm në fitimin e titullit kampion, pavarësisht se Ilir Daja, vari në qafë medaljen e artë. Canaj, një teknik punëtor është shndërruar në njeri akoma më të heshtur në Shkodër. Mungesa e lojtarëve cilësorë për të përballuar sllovenët e Koper në Kupën UEFA, e ka bërë më fjalëpak ish-trajnerin e lakmuar nga gjysma e Superligës.
PARTIZANI – Hasan Lika ndodhet në sezonin e tij të tretë te Partizani, ku kulmin e ka me arritjen e vendit të dytë në sezonin e tij të dytë. Një profesionist i vërtetë në punë dhe një nga njohësit më të mirë të ambientit të kuq, por dhe një ideator i shumë zgjidhjeve që kanë sjellë një mentalitet fituesi te skuadra e Partizanit. I sigurt në punën e tij, Lika është duke përgatitur ekipin në Pogradec kundër boshnjakëve të Shiroki Brijeg, një kundërshtar i kalueshëm ne letër në pikëpamjen tonë, por të njëjtin vlerësim ndan edhe media boshnjake për Partizanin.
TIRANA – E shpërfytyruar sezonin e kaluar, edhe pse pati në drejtim jo pak por tre trajnerë që kishin fituar titullin kampion(Starova, Hafizi, Mema), Tirana, më konkretisht presidenti i saj me rotacion, Refik Halili, këmbënguli për një trajner të huaj. Emrat e përfolur ishin të paktën gjashtë, por nëse Ivan Gudejl kreu edhe një vizitë në kryeqytetin shqiptar, ishte boshnjako-kroati Bllazh Slishkoviç, ai që pranoi të nënshkruante me rekordmenët shqiptarë. Një fakt është interesant: asnjë nga trajnerët huaj që ka drejtuar Tiranën, nuk e ka përfunduar sezonin.
BESA - Pa kryetrajner, është edhe Besa, e cila nën drejtimin e Ilirjan Haxhiaj kaloi një tur në Kupën Intertoto e po tenton të dytin. Ndoshta presidenti Bizhdili edhe mund ta mbajë, por një “lakmitar” si Xhati, i cili ka provuar tetë trajnerë në dy sezonet fundit (Lika, Canaj, Daiu, Bici, Berati, Dumitresku, Starova, Haxhiaj-Berati) sigurisht që do të tentojë për një emër të madh.
ELBASANI- Në tre vitet e fundit rregullisht ka pasur nga një trajner të ri, edhe pse presidenti Arben Laze ka zakonin e mirë të mos e largojë trajnerin. Artan Bushati, Ilir Daja e Krenar Alimehmeti kanë qenë të palëkundur në bankinë. Edhe Mirel Josa (për herë të parë në stolin verdheblu) ka bindjen se do të mbijetojë, edhe nëse nuk do të marrë një nga trofetë apo një nga vendet që të çon në Europë.
TË TJERAT - Në grupin e skuadrave të brezit të dytë spikasin tre emra: kroati Slavko Kovaçiç te Flamurtari, Faruk Sejdini te Bylis e Sulejman Starova te Teuta. Shkumbini është në dorë të Gugash Maganit, Lushnja në atë të Artan Banos dhe Apolonia në atë të Gert Haxhisë.
Skuadrat dhe trajnerët
1.DINAMO M. ZULETA (argjentinas)
2.Partizani H. Lika (shqiptar)
3.Besa I. Haxhiaj (shqiptar)
4.TIRANA B. SLISHKOVIÇ (boshanjko-kroat)
5.VLLAZNIA A. CANAJ (shqiptar)
6.ELBASANI M. JOSA (shqiptar)
7.Shkumbini G. Magani (shqiptar)
8.TEUTA S. STAROVA (shqiptar)
9.Flamurtari S. Kovaçiç (kroat)
10.Bylis F. Sejdini (shqiptar)
11.Apolonia G. Haxhiu (shqiptar)
12.Lushnja A. Bano (shqiptar)
* Me kapitale trajnerët e rinj të ekipeve
“Gardianët”, ngërçi që ka bllokuar Tiranën
Për gati 15 vjet me radhë, porta e 23-herë kampioneve ka qenë me më sigurta, këtë e dëshmon edhe fakti se në kuadratin bardheblu kanë qenë disa nga portierët më të mirë të futbollit shqiptar: nigeriani karizmatik Emanuel Egbo (tashmë pjesë e Bylisit të Ballshit), veterani Blendi Nallbani (i cili mban edhe rekordin si portieri më i ri në moshë që ka luajtur me një përfaqësuese në Uembli të Londrës) apo dhe Isli Hidi (portieri i kombëtares, i cili pas aventurës së shkurtër në Ukrainë me Krivbas Kirog, tashmë ka veshur fanellën modeste të qipriotëve të Alki Larnaka).
Tashmë katërkëndëshi bardheblu është shndërruar në një problem, madje të mprehtë. Nga ato që kërkon një zgjidhje të shpejtë, edhe pse Tirana, si rrallë herë nuk do të luajë në Europë (vendi i gjashtë në sezonin e kaluar). Tiranë në dorë të “Tatës”. Është një realitet. Veterani është aty. Në pritje të minutave të tij. Tashmë nuk ka asnjë rival. Të paktën në letër, rivalët e tij janë Klajdi Kuka (18-vjeç) dhe Eni Malaj (17-vjeç). Shumë pak për të konkurruar me një portier që ka luajtur mbi 300 ndeshje në Superligë. Shumë pak për të rikthyer në elitë Tiranën. Në kërkim të titullit të 24-t kampion apo të 14-in në Kupën e Shqipërisë.
Shkodrani Armir Grima (i përjashtuar dhe i rikthyer te Vllaznia) ishte një alternativë, ashtu si durrsaku Orges Shehi (i lirë nga Partizani). Por nëse në fillim të presidencës “Halili”, dy emrat ishin në bllokun e shënimeve të Refikut, tashmë “fleta është grisur”. Dy emrat më të fundit në qarkullim - përpara se Tirana të nisë, më 10 korrik fazën përgatitore për sezonin e ri – janë Arion Mustafa dhe Ervin Llani. I pari i lirë nga Kastrioti (i rrezuar në Kategorinë e Parë) dhe i dyti mes dyzimit për të qenë pjesë e Shkumbinit, Partizanit, Elbasanit e Tiranës. Tirana, klubi më i pasur në Shqipëri (shpenzimet sezonale shkojnë në 1 milion dollarë), nuk do ta ketë vështirë të joshë këdo, të paktën financiarisht, por problemi qëndron në faktin sesa të aftë do të jenë këta portierë të përballojnë një ambient heretikësh si ai i “Big Mamës”, ku së pari mendojnë për të ndërtuar, e paralelisht për të hequr tullën e radhës. Gjithsesi, Mustafa i qetë, i cili ka provuar edhe portën e Vllaznisë, Partizanit, Skënderbeut, Besës e së fundi edhe të Kastriotit, mund të formonte një dyshe të mirë alternative me Blendi Nallbanin, i cili ndonjëherë edhe më shumë “heretik” se sa duhet.
3 Korrik 2008