Qyteti i nëndheshëm i Enver Hoxhës në Gjirokastër hapet për turistët
Qyteti ka 100 dhoma e mjedise të tjera funksionale në rast sulmi ndaj Shqipërisë
Qyteti i nëndheshëm i diktatorit komunist Enver Hoxha, i fshehur në qytetin e lindjes së tij, (Gjirokastër), është hapur për të gjithë turistët. Megjithëse ky qytet nëntokësor ndodhej pikërisht mu në qendër të Gjirokastrës, pak njerez dinin për ekzistencën e tij. Me një vendim të Bashkisë së Gjirokastrës, qyteti i nëndheshëm është rindërtuar dhe hapur për turistët. “Qyteti i fsheshur”, i ndërtuar 37 vite më parë, ka 100 dhoma dhe hapësira të ndryshme si sallone, korridore, etj., të cilat sipas projektit shërbenin për të pritur liderat kryesorë të byrosë dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë në rast se vendi ynë do të sulmohej nga fqinjët apo Perëndimi. Secila nga dhomat e qytetit të nëndheshëm mban emrin e diktatorit për nder të të cilit ajo ishte ndërtuar.
Ky vend deri vonë është mbajtur i fshehtë dhe i mbyllur për publikun. Në qytetin e nëndheshëm arrihet përmes rrugës kryesore të Gjirokastrës, duke filluar që nga sheshi “Çerçiz Topulli” e deri në afërsi të bashkisë së “qytetit të gurtë”.
P.GROSI
Risia
Universiteti i Oksfordit dhe Arkitektura e Tiranës, ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve
Një ekspozitë e veçantë që hapet për herë të parë në këtë format, do të qëndrojë e çelur për një muaj në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita që titullohet “Art + arkitekturë/ qyteti/ realitete + vizione” do të çelet më 6 korrik për t’u mbyllur në fund të muajit gusht. Ky projekt mbështetet mbi tregimin e punëve më të mira studentore të departamenteve të arkitekturës në Universitetin e Tiranës dhe Katedrës së Ambientit të Ndërtuar në Oxford Brookes University.
Gjithçka do të ndërthurret edhe me punë nga artistë bashkëkohorë shqiptarë, kryesisht studentë të fotografisë, si dhe punë të tjera të studentëve britanikë të arteve të bukura në Universitetin e Oksfordit. Ekspozita është rezultat i një procesi të gjatë negociatash mes Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Universitetit të Oksfordit në Angli. Në janar të këtij viti, dekani i Arkitekturës së Universitetit të Oksfrodit kreu një vizitë pune në Shqipëri ku u prit nga nivelet më të larta të qeverisë. Ekspozita finale do të jetë një ndërthurrje e trefishtë, ku do të gërshetohen me njëra-tjetrën veprat studentore britanike në projekte, vizatime e makete arkitektonike dhe artistike, me projekte, skulptura, instalime, piktura, fotografi e video-art nga artistë shqiptarë si dhe me veprat respektive në arkitekturë të studentëve shqiptarë. Duke qenë se tema e kësaj ekspozite ka një prekje problemesh që përfshijnë pothuajse çdo lloj fushe të krijimit artistik, arkitektonik e akademik, sinteza vizive do të jetë një risi jo vetëm për artin, por edhe për mësimdhënien e shkollën shqiptare të arkitekturës.
Ky projekt që mendohet të organizohet me një shtrirje tre vjeçare do të zhvillohet drejtpërsëdrejti nën patronazhin nominal të kryeministrit Sali Berisha dhe kujdesin e veçantë të ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve,Ylli Pango.
3 Korrik 2008