E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pak kritika nga FR i AKR-së në Gjakovë

Forumi Rinor i degës së AKR-së në Gjakovë,me shqetësim të thellë ka ndjekur raportet e disa organizatave hulumtuese të cilat e rangojnë Gjakovën në maje të listës për varfëri dhe gjendje të rëndë ekonomike.

Të rinjtë e AKR-së kritikojnë ashpër politikat pasive të udhëheqjes lokale ndaj investitorëve të jashtëm që po parandalojnë edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“ Sipas raportit të UNDP-së vetëm gjatë vitit 2012, një mijë qytetarë e kanë braktisur Gjakovën për arsye të gjendjes së rëndë ekonomike, ky fakt na shqetëson pa masë dhe pasi që shumica nga këta qytetarë janë të moshës së re, detyrohemi që ti bëjmë thirrje komunës së Gjakovës që të hartoj politika më adekuate për përkrahjen e investitorëve të cilët janë të interesuar të hapin vende pune në Gjakovë”, thuhet në një komunikatë të forumit rinor të AKR-së. Dega ne Gjakovë.

Krahas këtyre raporteve Forumi Rinor i AKR-së shprehë shqetësimin edhe ndaj numrit në rritje të përdoruesve të substancave narkotike, ku mosha më e prekur nga kjo dukuri mbetet mosha e të rinjve dhe Gjakova fatkeqësisht prinë me numrin më të madh të përdoruesve të rinj.

“Komuna e Gjakovës nuk ka bërë asgjë për këta të rinjë dhe deri me tani nuk kemi parë asnjë angazhim konkret nga qeverisja lokale për të parandaluar rritjen e numrit të përdoruesve të Drogës”.
Forumi Rinor i AKR-së ka reaguar edhe ndaj publikimit të disa listave emërore nga AAK-ja kinse si prurje të reja ku janë përfshirë edhe emra të aktivistëve dhe antarëve të AKR-së, ku pa dijenin e tyre janë gjetur në këto lista si përpjekje për të dezinformuar qytetarët e Gjakovës. Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë i bënë thirrje strukturave të degës së AAK-së që të distancohen nga manipulimet e tilla dhe mos ti përdorin lojërat e tilla për të përfituar rrejshëm politikisht. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›