E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëplagoset një mashkull në Prizren

Një mashkull nga Prizreni ka marrë lëndime trupore teksa ka qëlluar vetën me revole.

Raportohet se i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit pasi që i njëjti është vetë plagosur në dorë dhe këmbë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit U.S.P-M-9 me një karikator,katër fishek dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›