PD nis e vetme Reformen Zgjedhore

TIRAN - Mazhoranca ka nisur dje reformen zgjedhore pa pranine e opozites e cila prej me shume se nje viti kerkon transparencen e zgjedhjeve.
Ne tryezen e dyte nuk ka marre pjese asnje parti opozitare por kjo nuk e ka penguar mazhorancen qe te krijoje sekretariatin e reformes te kryesuar nga Kristaq Kume perfaqesues i shoqerise Civile dhe ish-kryetar i KQZ-se.
Edhe pse perfaqesuesit e tjere te shoqerise civile vleresuan figuren e juristit Kume ata kerkuan me shume kohe per te diskutuar. Drejtoresha per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi Elsa Ballauri kerkoi qe reforma zgjedhore te jete gjitheperfshirese por kjo nuk u mor parasysh.
Mungesa e opozites mund ta ktheje te gjithe procesin ne nje farse pasi miratimi i Kodit te ri ne Kuvend kerkon minimalisht 84 vota pra kerkon edhe konsensusin e opozites. Ne tryezen e djeshme PD u perfaqesua nga Ilir Rusmali dhe Oerd Bylykbashi LSI nga Nasip Naco dhe Spartak Braho ndersa PR u perfaqesua nga Arjan Madhi.
Opozita ka marre pjese ne tryezen e pare ku Edi Rama i dorezoi Berishes draftin per zgjidhjen e krizes. Ky draft u mor ne dorezim nga kryeministri i cili pohoi se do shqyrtohet nga ekspertet e djathte. Por dje nje jave pas takimit te pare shumica qeverisese nuk ka dhene ende pergjigje per propozimet e opozites.
Ne lidhje me kete ceshtje drejtuesi i mbledhjes Ilir Rusmali theksoi se forca qe ai perfaqeson po shqyrton propozimin e socialisteve dhe kerkoi perfshirjen e te gjitheve ne kete proces. Kjo tryeze eshte per te gjithe pavaresisht nga rrethanat konkrete. Jemi te vetedijshem per problemet qe kemi dhe jemi ne rrugen e ushtrimit te te gjitha mundesive dhe mjeteve per te bere qe Partia Socialiste te jete pjese e reformave dhe jo kundershtuese e tyre - tha ai.
Por pavaresisht gatishmerise per bashkepunim me te gjitha forcat politike te treguar nga mazhoranca ditet e fundit tryeza mandatoi juristin Kume per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.
Besoj se ne kemi rene te gjithe dakord qe te kerkojme angazhimin profesional dhe individual te profesor Kumes dhe ta ndihmojme profesor Kumen me gjithcka ne menyre qe ai te mund te na mbledhe grumbulloje te gjitha idete konceptet projektet dhe propozimet qe vijne nga te gjithe faktoret - tha deputeti demokrat.
Edhe pse perfaqesuesit e shoqerise civile vleresuan rolin e ish-kreut te KQZ-se ata kerkuan me shume kohe per te marre nje mendim gjitheperfshires. Drejtoresha per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi Elsa Ballauri u tregua e kujdesshme duke deklaruar se perfaqesuesit qe nuk vijne nga politika nuk jane shoqeri civile e PD-se.
Menyra se si ai Kume brenda me nje shpejtesi shume te madhe emerohet nje person i cili perfaqeson shoqerine civile ne nje grupim i cili nuk eshte gjitheperfshires kam frike se do te krijoje probleme.
Une nuk po paragjykoj por mendoj se jemi ne nje situate te tille te veshtire dhe nuk dua qe ne perfundim te saj te dalin pretendime ku opozita te thote jane te pabesueshem sepse keta bashkepunuan vetem me njeren pale - theksoi Ballauri.
Perfaqesuesi i OSBE-se Hartmuth Purner kerkoi vullnetin e te gjithe aktoreve per te cuar perpara procesin per reformen zgjedhore.
Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin te parin interesin kombetar dhe te permbushin detyrat e tyre. Dhe kjo theksohet sepse raporti i OSBE/ODIHR-it thote se partite politike duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne nje menyre te pergjegjshme per interesin e pergjithshem te vendit - u shpreh perfaqesuesi i OSBE-se ne takim. Nje tjeter kerkese e tyre ishte qe ne grupin e punes te reformes zgjedhore te perfaqesohet edhe KQZ me ekspertet e saj.
Kume Do te rri larg politikes
Pas marrjes se detyres nga tryeza per te drejtuar grupin e eksperteve qe do te punoje per reformen zgjedhore juristi Kristaq Kume garantoi se do te qendroje larg politikes. Drafti qe do te mbaje firmen e tij do te permbaje vetem terma teknike te cilat nuk do te mund te kontestohen nga ndonje subjekt politik.
Pergatitja e nje dokumenti teknik i cili do te sherbeje si dokument si material baze mbi te cilen do te punoje neser komisioni parlamentar per reformen zgjedhore.
Deri sa pa vajtur tek komisioni parlamentar atje ku perfundon edhe puna e ketij grupimi nuk ka pse te kete ngarkesa apo ngjyrime politike - premtoi ish-kreu i KQZ-se.
Ilir Rusmali
Tju them sinqerisht se sot jemi jo me nje axhende por per te parapergatitur sepse ne besojme se axhenda e punes se kesaj tryeze apo e tryezave qe do te pasojne ate ne kete nivel diskutimi do te jete me shume produkt i kontributit te pjesemarresve se sa produkt i nismetarit.
E bejme kete gje dhe me vetedije te qarte ne e dime me siguri qe ceshtjet e reformave madhore ne pergjithesi dhe ato zgjedhore ne vecanti ne menyre te qarte nuk jane ceshtje qe lidhen ngushtesisht me nje faktor politik ose me nje tjeter.
E thene ndoshta nuk jane ceshtje qe i takojne vetem PD-se dhe PS-se jane ceshtje qe prekin drejtperdrejt vektoret shume me te medhenj te shoqerise shqiptare. Kjo tryeze sigurisht nuk mund te shnderrohet dhe nuk ka per objektiv te zgjidhe debatin midis PD-se dhe PS-se.
Elsa Ballauri
Mendimi im personal per te eshte i larte dhe une e vleresoj shume. Mendoj se vendimi per te qene pjese e nje grupi te tille duhet te jepet pas nje diskutimi qe ai duhet te beje me ne te gjithe dhe opinionin qe ne duhet te japim problemet qe ne kemi ne shoqerine civile per te qene edhe ne te qete dhe perfaqesimi im nuk do te keqkuptohet. Ndersa menyra se si ai me nje shpejtesi shume te madhe emerohet pjese nje person i cili perfaqeson shoqerine civile ne nje grupim qe nuk eshte gjitheperfshires kam frike se do te krijoje probleme.