E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak orë nga sfida,por Kuzhe nuk di kë të fusë në fushë

SHKRUAN: Jeton Selimi 20-06-2011 11:24

Do të jetë një ndeshje plot stres për Josip Kuzhen, që nuk e refuzoi miqësoren me Argjentinën dhe tani do t’i duhet t’i bëjë hesapet me një humbje poshtëruese. Të paktën kjo është ajo që nënkuptohet nga veprimet (apo mosveprimet) e trajnerit kuqezi, që ende nuk e ka të qartë se me çfarë lojtarësh ka ndërmend që të përballë uraganin e quajtur Argjentina, që luan miqësoren e fundit në prag të Copa America në një ditë festive për kombin e tangos, ditën e flamurit. Por ajo që shqetëson më shumë Kuzhen nuk është mënyra sesi do të duhet të luajë kundër një ekipi të frikshëm, por si ta bëjë më të lehtë kthimin për të dhe për djemtë që në mënyrë çapkëne vendosën të kalojnë Atlantikun dhe të ndeshen me Mesin, Tevezin, Higuainin apo Maskeranon.

Dhe është pikërisht kjo motoja e medias argjentinase, që kanë gjetur shkak për të ironizuar me kuqezinjtë: “Shqiponjat e kanë kaluar kot Atlantikun”. Duket si një titull filmi, por është ajo se çpo përjetojnë në realitet djemtë e superligës të grumbulluar nën logon e kombëtares. Megjithatë, për ti çtensionuar sadopak miqtë e ardhur nga larg, federate argjentinase është treguar zemërgjerë: hotel me 5 yje i markës Sofitel, nga më luksozët në botë. Madje, është i njëjti hotel ku ka prenotuar qëndrimin kombëtarja e Brazilit, që do të mbërrijë në Argjentinë thuajse menjëherë pas largimit të kuqezinjve.

Në stërvitjen e ditës së djeshme, Kuzhe ka preferuar që të mos shkojë në stadiumin mitik “El Monumental”, por të qëndrojë në ambientet e hotelit, pasi shirat e shumtë e kanë bërë terrenin disi të rënduar, ndaj Kuzhe ka vendosur që seancën e paradites ta bëjë në hotel.

Strakosha, Çipi, Xhumba por edhe Tare

Që mediat argjentinase nuk janë fare të entuziasmuara për këtë miqësore, kjo u kuptua sapo sfida u bë zyrtare. Megjithatë, në vendin e tangos as nuk e kanë idenë se çfarë është Shqipëria dhe me cilët lojtarë ajo përfqësohet. Duke vëzhguar në versionet on-line të “La Nacion” apo “Ole”, spikasin artikuj të shumtë ku kuqezinjtë iluestohen pak a shumë me të njëjtën foto, atë ku veç Altin Lalës dhe Ervin Skelës, bien në sy edhe Foto Strakosha, Geri Çipi, Arjan Xhumba dhe Igli Tare. Mbase fotoja në fjalë është 8-vjeçare, pasi mes tyre janë edhe Altin Rraklli, Edvin Murati dhe Besnik Hasi. E dhëna e vetme që të jep një koodinatë kohore është prezenca e Elvin Beqiriti me fanellën numër 2, çka të bën të kuptosh edhe periudhën në të cilën kjo foto është bërë, ndonëse është shfrytëzuar masivisht nga mediat argjentinase.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›