E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakesimi i peshkut te madh te oqeaneve prish balancen e ekosistemit nenujor

Konsumi i peshkut neper bote ka arritur ne nivele rekord sipas shifrave te dhena nga Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine. Ne raportin e saj te fundit FAO thote se nje e treta e peshkut ne bote eshte shfrytezuar se tepermi duke sjelle rallimin e tij ne ate mase qe e ka bere te domosdoshme gjetjen e menyrave alternative per perteritjen e kolonive te peshkut.  

Peshk gjithnje do te kete por oqeani do te jete ndryshe nga ai qe ka qene para nesh dhe nga ai qe ne njohim sot.

Profesori i Universitetit te Kolumbias Britanike Vili Kristensen thote se e ardhmja eshte shqetesuese.

Ne kemi ndyshuar  oqeanin duke larguar prej andej kolonite e peshkut.

Kristensen  thote se vizioni i tij bazohet ne te dhenat e 200 modeleve te ekosistemeve te nenujit nga e gjithe bota.

Kemi llogaritur se kolonite e peshqve jane zvogeluar me dy te tretat ne 100 vjetet e fundit nga peshqit e medhenj qe kane ngrene peshq te tjere dhe kjo prirje vazhdon.

Por gjate ketyre 100 vjeteve peshq te vegjes si ancovi dhe sardelet jane me shume se dyfishuar. Kristensen thote se ky model i bazuar ne modelin e ekosistemit peruan tregon prirjet e 50 vjeteve te fundit.

Kjo nuk eshte filmim por nje model tre-dimensional i botes se nenujit qe tregon madhesine dhe llojet e kolonise se peshkur dhe si ajo ka ndryshuar me kalimin e kohes.

Peshkimi i tepruar ndotja dhe ndryshimet klimatike perbejne kercenime te medha per boten nenujore.

Ne te ardhmen ne do te shikojme ekosisteme me pak te qendrueshme neper oqeane.  Prandaj na duhet ti kontrollojme keto ekosisteme qe te mos degradojne.

Sipas Organizates se Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine ngritja e fermave te peshqve eshte bere me synimin per te mbrojtur kolonite e peshqve ne oqeane. Vili Kristensen thote se industria e peshkut varet tek peshqit e vegjel per te ushqyer speciet e kultivuara ne ferma gje qe i sjell nje demtim suplementar ekosistemit oqeanik.

Eksperti i peshkut thote se duke ndryshuar preferencat tona ne konsumin e peshkut pra duke ngrene me me pak peshk te madh dhe me shume peshk te vogel do te ishte nje kontribut i mire ne perteritjen e ekosistemit oqeanik.


Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›