E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, pijetalkoolike me sheqershkatërrojnë zemrën

LONDËR- Nëse njerëzit vazhdojnë të konsumojnë pije alkoolike me sheqer, atëherë është shumë e besueshme se këta persona do të shtojnë në peshë, pasi ato shtojnë numrin e kalorive dhe sjellin shtim në peshë, që është faktori kryesor për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, thotë mjekja e njohur britanike Victoria Taylor.

''Është vërtetuar se konsumi i sheqerit në trup ishte shumë më i madh tek ata që kishin konsumuar më shumë se një pije me sheqer'', thekson ajo.

Shkencëtarët besojnë se sasia e rritur e sheqerit në gjak dhe në enët e gjakut mund të çrregullojë nivelin e kripës në organizëm. Sipas ekspertëve, konsumimi i pijeve që përmbajnë shumë sheqer shton rrezikun për presion të lartë të gjakut. Analizat kanë treguar se presioni i gjakut rritet pas çdo pijeje të konsumuar që përmban sheqer.

Konsumimi i 335 mililitrave lëng të ëmbël frutash apo pije të gazuara, mjafton ta çrregullojë ekuilibrin në organizëm.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›