BE thote se dialogu Kosove-Serbi shenoi nje fillim pozitiv

Bashkimi Evropian e cilesoi nje fillim pozitiv te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise takimin dyditesh te delegacioneve te te dyja paleve ne Bruksel me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian.
Ne nje deklarate te BE-se u behet thirrje te dyja paleve qe te lene anash ceshtjet e sovranitetit dhe te perqendrohen ne perpjekjet per te menjanuar pengesat qe kane ndikim ne jeten e perditshme te njerezve te permiresojne bashkepunimin dhe te perparojne ne rrugen evropiane.
Bisedimet e para ndermjet Prishtines dhe Beogradit qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves perfunduan mbreme ne nje fryme qe te dyja palet e cilesuan konstruktive. Levizja e lire dokumentet kadastrale ceshtjet e doganave hapesires ajrore dhe te marreveshjeve rajonale ishin ceshtjet e para te diskutuara ne keto bisedime te cilat sipas shefes se delegacionit te Kosoves Edita Tahiri nuk do te nderlidhen me statusin politik te Kosoves.
Mendoj se statusi eshte nje kapitull i mbyllur. Ne jemi ketu per te provuar qe te zgjidhi ceshtje praktike qe mund te ndihmojne permiresimin e jetes se qytetareve per te cuar perpara agjenden euroatlantike e mbase mund te normalizojme edhe marredheniet tona. Ndoshta Serbia po ndryshon po e ri mendon qasjen ndaj Kosoves dhe ndoshta nje dite ajo do ta njohe pavaresine e Kosoves por keto bisedime kane te bejne vetem me ceshtje teknike nenvizoi ajo.
Nje vleresim pozitiv per takimin e para kishte edhe shefi I delegacionit te Serbise Borko Stefanovic
Mendoj se po ndertojme ura mes nesh dhe mund tju them se ka disa propozime shume te mira nga te dyja palet he ne do te vazhdojme te punojme edhe per zbatimin e tyre kur te vije koha. Por me duhet te them se ka disa ceshtje per te cilat ne po afrohemi me shume sesa ne disa te tjera tha shefi i delegacionit serb.
Perfaqesuesit e te dyja paleve pritet te shpeshtojne takimet ne muajt qe vijne dhe diplomatet nderkombetare shpresojne ne afrimin e te dyja paleve dhe shkrirjen e marredhenieve te ngrira per shkak te refuzimit te Serbise qe te njohe pavaresine e Kosoves te cilen deri tash e kane njohur 75 vende te botes.
eshtja e ketyre bisedimeve do te jete serish sot teme debatesh ne Parlamentin e Kosoves i cili per sot ka paralajmeruar mundesine qe te miratoje nje Rezolute ne mbeshtetje te bisedimeve. Kjo Rezolute do te ishte edhe nje perpjekje per te zbutur kundershtimet e partive opozitare te cilat hedhin dyshime ne rezultatet qe mund te sjellin ato per Kosoven.