Paketa e Drejtesise Kriminale, Halimi merr mbeshtetjen e OPDAT
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, priti dje ne nje takim pune Michael Vaccaro. drejtues OPDAT (Departamenti i Drejtesise i Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes) dhe zyrtare te Sherbimit te Marshalleve te Shteteve te Bashkuara, Carol Gainey dhe Thomas Abernathy. Ne takim u diskutua rreth forcimit dhe ndihmes ne ceshtje ligjore dhe praktike qe lidhen me administrimin e aseteve te sekuestruara dhe konfiskuara, si financiare ashtu edhe te paluajtshme. Nga te dyja palet u theksua bashkepunimi i shkelqyer i arritur deri me tani. Halimi kerkoi asistencen e OPDAT-it dhe te Sherbimit Marshall te SHBA per paketen e Drejtesise Kriminale me fokus luften ndaj krimit te organizuar. Nga ana e OPDAT u garantua qe kjo asistence do te jete e shpejte dhe e gjithanshme. Michael Vaccaro, kreu i OPDAT si dhe zyrtaret e Sherbimit Marshall te SHBA u treguan te gatshem per te asistuar qofte ne hartimin dhe konsulencen e kesaj pakete, ashtu edhe ne trajnimin e aktoreve te tjere te drejtesise, gjykates dhe prokurore te Krimeve e te Renda si dhe Policise se Shtetit.
Pak dite me pare, ministri i Drejtesise Eduard Halimi njoftoi pergatitjen e nje pakete ligjore per reforme te metejshme ne drejtesine penale. Halimi paralajmeroi nje politike penale me renduese ndaj krimeve ne familje. Grupi i punes per reformen ka parashikuar qe per disa krime denimi minimal nuk mund te jete me i vogel se 28 vjet burgim dhe per disa te tjere jo me pak se 38 vjet; Vrasja e funksionareve publike; Vrasja e femijeve; Vrasja per gjakmarrje dhe hakmarrje dhe vrasja e gruas, apo krimi brenda familjes".
Ministri ka njoftuar edhe se sipas paketes se re, per personat qe kapen me arme ne rruge, denimi nuk duhet te jete me pak se 10 vite. Paketa e pergatitur per Reformen ne Drejtesine Penale, eshte ne procesin e diskutimit te brendshem, por ajo do te jete paketa me e ashper ne keto 20 vjet
Armembajtja
“Nese dikush kapet me arme ne rruge, qellimi kryesor, kriminal i tij, eshte te vrase dike! E nese duhet te zmbrapsim krimin e vrasjes, cilido qofte ai, atehere denimi per ata qe kapen me arme ne rruge, ne ambiente publike nuk mund te jete me pak se 10 vjet. Ne nuk duhet te presim qe ai te vrase dhe pastaj ta denojne gjykatat, perpos vrasjes edhe per mbajtje pa leje te armeve luftarake”, shprehet Halimi.