Gjykata e Apelit jep vendimin per te pandehurit e Gerdecit
Gjykata e Apelit dha vendimin përfundimtar dhe të formës së prerë për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Sipas vendimit të zbardhur nga treshja gjykuese, të pandehurve kryesore të këtij procesi, Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxhollit dhe shoqërisë “Albademil” iu ulet 1/3 e dënimit përfundimtar. Sipas vendimit, shpallet i pafajshëm gjenerali Shpëtim Spahiu, ndërsa ish-shefit të shtabit të përgjithshëm gjeneralit të arratisur nga Shqipëria, Luan Hoxhës i ulet një vit nga dënimi i dhënë, përfundimisht 5 vjet heqje lirie. Kjo gjykatë, dënoi disa nga ushtarakët që kishin marrë pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Në përfundim, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e sekuestrimit të pasurive të shoqërisë “Albademil”, skrapin dhe barutin që ndodhej në Gërdec.