E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane shperthimi me eksploziv ne nje lokal lojerash fati

“Është ky vendi ku ishte vendosur lënda eksplozive, e cila shpërtheu rreth orës 4:00 të mëngjesit. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ngjarja ka terrorizuar banorët të cilët gjendeshin në gjumë në atë orë” Kështu raporton nga vendngjarja gazetari i abc neës Gerti Xhaja lidhur me shpërthimin në një lokal në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit numër 4 të policisë së tiranës dhe oficerët e hetimit të shkatërrimit të pronës me eksploziv kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes

Oficerët morën në pyetje pronarin dhe punonjësit e pikës së basteve sportive e cila ishte objekt i këtij sulmi me eksploziv, por pa mundur të identifikojnë ndonjë konflikt të mundshëm që do të ishte motivi i kësaj ngjarjeje.

Sipas burimeve dy janë pistat kryesore ku janë fokusuar oficerët e grupit hetimor, ajo e ndonjë konflikti për shkak të aktivitetit të lokalit të basteve sportive dhe ajo e ndonjë grindjeje të mëparshme për shkak të humbjes së parave në lojëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›