E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e Maleve, miratohen 13 aplikantët e parë në Shijak

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Këshilli bashkiak i Shijakut, pas shqyrtimit dhe miratimit edhe në komisionin përkatës, ka miratuar 13 aplikantët e parë që përfitojnë nga Paketa e Maleve, nismë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Vetëm për këtë fazë të parë parashikohen investime që arrijnë në rreth 11 milionë euro, duke treguar interesin dhe potencialin që ka territori i Shijakut për zhvillim dhe investime të reja.

Ndërkohë, brenda 20 ditëve pritet të miratohet edhe lista e dytë, me aplikantë të tjerë që plotësojnë kushtet ligjore, ndërsa numri i kërkesave vijon të jetë në rritje.

Paketa e Maleve është një iniciativë e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë lokale, zhvillimin e turizmit dhe krijimin e më shumë mundësive për banorët e zonave rurale.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›