E Diel, 1 Nëntor 2026

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në  takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid Macdonald, ku u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të sektorit të bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore të sektorit, përfshirë përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, procesin e digjitalizimit, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, si dhe forcimin e rolit të grave dhe të rinjve në komunitetet rurale.

Ministri Salla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të sistemit të OKB-së në Shqipëri për harmonizimin e politikave bujqësore me standardet evropiane, duke e cilësuar këtë partneritet si të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit.

”Partneriteti me OKB-në mbetet një gur i rëndësishëm për përparimin e sektorit dhe rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian”, deklaroi Salla.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›