E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e Rames në sytë e analisteve

E merkure, 28 Shtator 2011 16:12 Tweet Balla-Vasjari

Paketa e ofruar nga opozita, dhe e servirur, si një pakt kombëtar ne ndihme te proceseve integruese, per analistet Sokol Balla dhe Arjan Vasjari, është dëshmia e kursit te ri politik te prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Lexuesit e vëmendshëm te gjuhës dhe artikulacioneve te liderëve politike, thonë se kryeministri Berisha me përgjigjen e dhene ne grupin parlamentar, nuk ka rrezuar paketën e PS-së, por refuzon disa pika te saj. Duke besuar se palet nuk jane me nen presionin e përgjigjes per statusin e kandidatit, gazetari Balla dhe analisti Vasjari mendojnë se kompromisi, nuk do te jete i afert ne kohe, por gjithsesi ai po shfaqet ne horizont. Me 12 tetor Shqipëria pritet te marre nje tjeter refuzim nga Brukseli per statusin e vendit kandidat, ndërsa palet politike ne Tirane jane vene ne gare paraprakisht per gjetjen e fajtorit. Te premten e shkuar kreu i opozites Rama ofroi nje paket 10-pikeshe per daljen nga kriza, por gjykuar nga përgjigja e mazhorances dhe udhëheqësit te saj Berisha, kompromisi duket larg. Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›