Katër minoritete kundër censusit

E merkure, 28 Shtator 2011 14:54
Tweet Katër nga minoritetet ne Shqipëri, ai grek, vlleh, maqedonas dhe malazez, do te bojkotojnë procesin e censusit, qe nis te zbatohet me 1 tetor ne te gjithë territorin e vendit. Vasil Bollano, përfaqësues i pakicës greke, deklaron se regjistrimi nuk ka për qellim evidentimin real te pjesëtareve te minoriteteve, por tkurrjen e tyre statistikore ne mënyrë artificiale.
Bollano shton se ky proces nuk do te njihet, pasi penalizon minoritetet ne vend. Edhe pse për ata qe nuk do te pranojnë te plotësojnë formularin janë parashikuar penalitete me gjoba deri ne 100 mije leke te reja, kreu i OMONIA-s thotë se po tjetërsohet parimi i vetëdeklarimit te qytetareve. Ne fakt, për ligjin ne fjale, qe ka te beje me regjistrimin e popullsisë, pati edhe replika te forta ne parlament, mes kreut te PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrit te Inovacionit, Genc Pollo. Jo vetëm kaq, por reagim te forte publik ka pasur edhe Aleanca Kuq e Zi duke pretenduar se vetedeklarimi i fesë dhe etnisë është antiligjor dhe do te çoje ne fryrje te shifrave për pakicat, sidomos atë greke. Censusi i popullsisë parashikon numërimin e te gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit te Shqipërisë, ne një kohe te caktuar dhe është parashikuar te nise ne datën 1 tetor për te zgjatur deri ne 28 tetor.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video