E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e Rames ne syte e analisteve

E merkure 28 Shtator 2011 1612 Tweet Balla-Vasjari

Paketa e ofruar nga opozita dhe e servirur si nje pakt kombetar ne ndihme te proceseve integruese per analistet Sokol Balla dhe Arjan Vasjari eshte deshmia e kursit te ri politik te prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Lexuesit e vemendshem te gjuhes dhe artikulacioneve te lidereve politike thone se kryeministri Berisha me pergjigjen e dhene ne grupin parlamentar nuk ka rrezuar paketen e PS-se por refuzon disa pika te saj. Duke besuar se palet nuk jane me nen presionin e pergjigjes per statusin e kandidatit gazetari Balla dhe analisti Vasjari mendojne se kompromisi nuk do te jete i afert ne kohe por gjithsesi ai po shfaqet ne horizont. Me 12 tetor Shqiperia pritet te marre nje tjeter refuzim nga Brukseli per statusin e vendit kandidat ndersa palet politike ne Tirane jane vene ne gare paraprakisht per gjetjen e fajtorit. Te premten e shkuar kreu i opozites Rama ofroi nje paket 10-pikeshe per daljen nga kriza por gjykuar nga pergjigja e mazhorances dhe udheheqesit te saj Berisha kompromisi duket larg. Shiko kroniken video

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›