E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e ipeshkeve te Evropes ne Tirane

E enjte 29 Shtator 2011 1108

Tweet Konferenca e ipeshkeve Tirana mbledh gjate tre diteve te ardhshme presidentet e konferencave ipeshkvnore katolike te gjithe Evropes. Lajmi eshte konfirmuar nga Radio Vatikani sipas te ciles duke nisur nga sot deri me 2 tetor do te mbahet ne kryeqytetin shqiptar mbledhja plenare e ketyre ipeshkvijve.

E ne kryeqytetin e Shqiperise tashme gjithcka eshte gati per pritjen e punimeve te Asamblese se ardhshme Plenare te Keshillit te Konferencave Ipeshkvnore Evropiane e cila do te zhvillohet me ftese te arqipeshkvit metropolit te Tirane-Durresit dhe Presidentit te Konferences Ipeshkvnore Katolike te Shqiperise imzot Rrok Mirdita citon media e njohur e Selise se Shenjte. Duke shtuar se pas vizites historike te Papa Gjon Palit II ne prill te vitin1993 takimi i Keshillit te Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane do te perbeje sipas Kishes lokale shqiptare ngjarjen kishtare me te rendesishme te ketyre viteve te fundit per Shqiperine kjo edhe per numrin e madh te kardinaleve dhe te ipeshkvijve qe do te marrin pjese ne kete takim te rendesishem kishtar evropian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›