Paketa e Zgjerimit 2025/ Kallas: Lufta në Ukrainë nxiti zgjerimin e BE, por kjo nuk shkurton rrugën dhe procesin e bazuar në meritë

Në kudër të publikimit të progres raportit të KE për zgjerimin e Bashkimit Evropian, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se lufta në Ukrainë, ka nxitur procesin e zgjerimit të BE-së, por shton se kjo nuk do të shkurtojë proceduarat e pranimit të vendeve dhe se ndaj tyre do të ndiqet një “një proces të drejtë, të vështirë dhe të bazuar në meritë”.
“Pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike e bëjnë shumë të qartë argumentin për zgjerimin, por kjo nuk do të shkurtojë rrugët dhe nuk do të ofrojë asnjë shkurtore me procesin e pranimit një proces të drejtë, të vështirë dhe të bazuar në meritë”, tha Kallas.
Ajo shton se anëtarësimi i vendeve të reja në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një qëllim realist.
Kallas vlerësoi progres raportin si pozitiv për Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, por shprehu rezerva për Gjeorgjinë.
/rtsh.al/