E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky: Gjermania i ka dorëzuar Ukrainës 2 sisteme mbrojtëse ‘Patriot’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Gjermania i ka dorëzuar së fundmi Ukrainës dy sisteme mbrojtëse ajrore Patriot.

Në një fjalim online drejtuar samitit të zgjerimit të BE-së, transmetuar nga Euronews, presidenti ukrainas tha se Rusia po dështon në vijat e frontit dhe se kjo e ka shtyrë liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, të nisë një fushatë terrori energjetik.

Në këtë kontekst, Zelenskyy përshëndeti mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën, përfshirë atë të Gjermanisë.“Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj Gjermanisë.

Ata na kanë dhënë së fundmi dy sisteme Patriot dhe ne tani po i vijmë në punë,” shtoi ai.Më 2 nëntor, Zelenskyy deklaroi se Ukraina ka “forcuar komponentin Patriot” në mbrojtjen e saj ajrore.

Ai falënderoi gjithashtu Kancelarin Federal Friedrich Merz për këtë, por nuk dha detaje mbi dorëzimin.Që nga fundi i shtatorit dihej se Gjermania do të furnizonte Ukrainën me dy sisteme Patriot, pas njoftimit të vendimit nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

/rtsh.a/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›