E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e re fiskale/ Rama: Hiqet taksa e qarkullimit, çmimi i karburanteve do ulet me 32 lekë! Taksa do paguhet tek Transporti Rrugor

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në skemën e taksimit të karburanteve, duke deklaruar se taksa e qarkullimit do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet.

edi ramaa

Ai tha se taksa do te vendoset tek makinat dhe do mblidhet permes Drejtorise se Transportit Rrugor.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të vendoset një taksë e re qarkullimi për automjetet e huaja që hyjnë në Shqipëri.

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim 32 lekë në pompë, çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do të vendosim tek makina dhe do ta mbledhim përmes drejtorisë së transportit rrugor. Do vendosim një taksë të re qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, tha Rama, cili prenzatoi masat e reja te paktes fiskale 2027.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›