E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria zgjat nga 3 në 5 vjet afatin e përfitimit të bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Qeveria ka vendosur të zgjasë nga 3 në 5 vjet afatin e trajtimit financiar në formën e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen.

Sipas vendimit, zgjatja e afatit do të zbatohet edhe për subjektet që janë njohur si përfituese të bonusit të qirasë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja.

Vendimi përcakton se efektet e zgjatjes së afatit për trajtimin financiar do të shtrihen edhe mbi përfituesit ekzistues, duke përfshirë kështu edhe personat që e kanë përfituar më herët këtë mbështetje.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen ministritë, njësitë e vetëqeverisjes vendore, entet dhe organet publike të përcaktuara, si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›