Putin bisedë telefonike liderët e Finlandës dhe Norvegjisë, a do i japi fund luftës në Ukrainë?

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre, bëhet e ditur në një njoftim të zyrës së presidentit të Finlandës. Sipas deklaratës, biseda u iniciua nga Stubb dhe Støre, të cilët diskutuan me liderin rus për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, si dhe mundësitë për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Evropë.
Zyra e presidentit finlandez sqaroi se të dy liderët morën pjesë në këtë komunikim në përfaqësim të vendeve të tyre përkatëse dhe jo në emër të Evropës si tërësi.