E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e një buxheti që do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama theksoi se qeveria do të shprehet nesër zyrtarisht përmes miratimit të buxhetit.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar paketën e re fiskale si një nga nismat më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›