Viti 2010, më i shtrenjti për ekonominë botërore

Kompanitë e sigurimit zviceriane kanë bërë të ditur se katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë, i kanë shkaktuar ekonomisë botërore 218 miliardë dollarë në vitin 2010, krahasuar me 68 miliardë në vitin 2009.
Sipas “Svis Re”, edhe numri i atyre që janë prekur nga këto fatkeqësi është rritur në mënyrë dramatike në 304 mijë njerëz. Ndërkohë që në vitin 2009 shifrat ishin në 15 mijë persona.
Tërmeti në Kili dhe Zelandë të Re u kanë shkaktuar kompanive të sigurimit humbje prej 12 miliardë dollarësh. Në raportin “Svi Re” shprehet se tërmeti i në Zelandë të Re dhe në Japoni do ta bëjë vitin 2011, njërin prej viteve më të shtrenjta për kompanitë e sigurimeve.