E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 13 të vdekur nga luftimet

Militantët i zunë pritë trupave të ushtrisë në një rrugë dytësore në një rajon të paqendrueshëm fisnor të Pakistanit, duke shkaktuar luftime intensive me armë, si pasojë e të cilëve mbetën të vdekur 9 militantë dhe 4 ushtarë, thanë zyrtarët vendas.

Përplasja ndodhi të mërkurën në bastionin e një komandanti të lartë taleban, Valiur Rehnam, në jug të Vaziristanit, mjë rajon tribal pranë kufirit me Afganistanin. Një zyrtar i ushtrisë dhe i shërbimeve të inteligjencës tha se trupat e ushtrisë u sulmuan në befasi nga agresorët e fshehur në këtë rajon.

Zyrtarët, të cilët të enjten folën në kushte anonime, për shkak se nuk ishin të autorizuar për të folur me median, nuk dhanë më tepër detaje mbi luftimet, por thanë se trupat ishin në kërkim të agresorëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›