Pakistan, 1300 të vdekur nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer ne Pakistan ka arritur në mbi 1300 persona. Skuadrat e shpëtimit po përpiqen që të nxjerrin mijëra banorë të mbetur në zonën e përmbytur. Autoritetet kane bere te ditur se shiu i rrëmbyer që zgjati për 4 ditë ka goditur veriperëndimin e Pakistanit. Ndërkaq, në Afganistanin lindor dhe verilindor, kanë humbur jeten rreth 64 persona.
Forcat afgane dhe ato të NATO-s, po përdorin helikopterët për të realizuar operacione shpëtimi si dhe për të shpërndarë ndihma në zonat më të prekura nga përmbytjet, ku përfshihen provincat e Kunarit dhe Nangaharit. Ndërkaq, sipas Kombeve të Bashkuara, sot llogariten rreth 1 milion pakistanezë që janë prekur nga fatkeqësia, ndërsa mijëra shtëpi, rrugë dhe ferma janë shkatërruar. Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral Athar Abaz, paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të jetë më madh për shkak të shtrirjes së kësaj katastrofe. Ai tha se mijëra trupat e ushtrisë kanë shpëtuar 19 mijë banorë, shumë prej të cilëve të bllokuar në çatitë e shtëpive.
Adela Zeza < I mëparshmi