Rusi, 30 të vdekur nga zjarret, Putin: Situata kritike

Perballe situates se emergjences per shkak te zjarrit, i cili ka perfshire Rusine ku te paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 3500 të tjerë janë evakuuar, kryeministri Vladimir Putin ka thirrur per nje takim urgjent ne Moske guvernatoret e vendeve me te goditura. Putin ka deklaruar se situata eshte ende kritike dhe e tille do te mbetet deri ne nje ulje te ndjeshme te temperaturave ne vend.
Gjithsej jane 14 rajonet e perfshira nga flaket dhe si pasoje eshte shpallur gjendja e jashzakonshme. Situata ne diten e sotme eshte perkeqesuar vecanerisht ne rajonet e Rusise qendrore. Gjendjen kritike te vendit e kane pasqyruar dhe mediat Ruse “Rusia digjet” ! Eshte titulli i se perditshmes se Moskes "Kommersant", e cila flet per nje katasrofe kombetare duke cituar demet miliardeshe te provokuar nga flaket e zjarrit per shkak te temperaturave te larta qe ne javet e kaluara jane regjistruar deri ne 35 grad celcius dhe qe meteorologet nuk parashikojne nje ulje te temperaturave ne ditet ne vijim.
Vec gjendjes se jashzakonshme qe ka perfshire shtetin rus në Moskë dhe në Shen Petersburg policia ka shpërndarë demonstratat që zhvilloheshin atje dhe ka arrestuar rreth 100 opozitarë. Qindra persona jane mbledhur ne Moske per te protestuar ne mbrojtje te nenit te 31 te kushtetutes ruse i cili garanton lirine asamblese. Mes 30 të marrëve në pyetje në Moskë, bën pjesë edhe ish zëvendëskryeministri, Boris Nemzov. Sipas agjencive të lajmeve në demostratën e Moskës morën pjesë disa qindra vetë, kurse në Shën Petersburg rreth 300.
Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e diel , 01 gusht 2010 ) < I mëparshmi