E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 160 të vdekur nga tërmeti

Ka shkuar në 160 numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi pjesën perëndimore të Pakistanit.

Mediat publike vendase bëjnë të ditur se numri i viktimave mund të jetë ende më i lartë.

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve.

Lëkundjet e tërmetit arritën deri ne 6.2 ballë duke shkatërruar shtëpi e pallate, kryesisht në jug-perëndim të vendit.

Ndërkohë ministri i Jashtëm pakistanez ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të sulmeve ajrore amerikane në kufi të Pakistanit me Afganistanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›